Dy djem janë hakmarrë ndaj të dashurës së tyre, pasi zbuluan se ajo i kishte mashtruar duke i mbajtur të dy në të njëjtën kohë.

Të dy njëkohësisht ata i propozuan për martesë.

Vajza është filmuar teksa punon si kamariere në një lokal në Amerikë, aty ku të dy partnerët e surprizuan.

I pari i propozon për martesë dhe vajza u ndje mjaft e emocionuar, teksa kolegët e saj e brohorasin. Por gjithçka ndryshoi kur, ende pa i dhënë përgjigjen shfaqet partneri tjetër i saj i cili i thotë: “Ti kishe dy djem të mirë”.

Vajza largohet menjëherë nga lokali duke vrapuar, ndërsa dy të rinjtë rrëfejnë se ajo mbante lidhje me ta prej disa muajsh.

Madje njëri prej tyre i kishte blerë edhe makinë.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment