Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, prej muajsh janë përfolur për një histori dashurie. Edhe pse nuk e kanë konfirmuar publikisht, dy këngëtarët janë parë vazhdimisht bashkë kohët e fundit dhe takimet, me sa duket, nuk kanë qenë vetëm për projekte muzikore.

Pas statuseve që Eni dhe Genci kanë postuar në rrjetet sociale ditët e fundit, aludimet se mes tyre kishte nisur një krizë pushtuan portalet, por ishte Eni ajo që, indirekt, në llogarinë e saj, tregoi se “nuk keni as idenë më të vogël për atë që po ndodh”.

Dhe, siç duket, statuset e dy artistëve i dedikoheshin një projekti të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postim të ri nga llogaria e saj.

Në Instastory, Eni u drejtohet fansave me pyetjen “A jeni gati për këngën e re?” duke zbuluar në këtë mënyrë gjithçka fshihej pas “ndarjes” së çiftit më të përfolur të showbiz-it.