Si çdo javë, edhe këtë të diel, do të ketë një të ftuar special. Javë pas jave, në fund të mbrëmjes, një këngëtar i ftuar përshëndet spektaklin.

Pas performancave të jashtëzakonshme të Majk, Pirro Çakos, Blunt, Real 1 dhe shumë të tjerëve gjatë këtyre javëve, këtë herë skena e “C’est la vie” do të shpërthejë nga Aurela Gaçe.

Lajmin e ka zbuluar vetë Aurela Gaçe me një postim në Instagram ku shfaqet krah Adi Hilës duke njoftuar se po bën prova për “C’est la vie”.

“Edhe pse kemi shumë angazhime, këtij njeriu s’i them dot jo, kështu që ja ku jemi”, shkruan Aurela Gaçe.