Lajmi për vizitën e papritur të Justin Bieber në shtëpinë e ish të dashurës së tij, Selena Gomez shkaktoi shumë reagime tek fansat e këngëtarëve.

Ndonëse shumë kush e lexoi si tradhti të Selenës, apo si një ribashkim, DailyMail raportoi se mes tyre nuk ka pasur asgjë romantike dhe se takimet e ish-çiftit kanë qenë të shpeshta pas transplantit të veshkës që bëri këngëtarja gjatë muajve të verës.

E ndërsa sot u mësua se ajo që i ka lidhur më shumë bashkë Justin dhe Selenen është kisha.

“Komuniteti atje [në kishë] është i lidhur shumë i ngushtë dhe Justin dhe Selena kanë shumë miq të përbashkët që i bashkuan edhe ata. Të dy e kanë kuptuar se është koha që të hedhin pas krahëve historinë e tyre dhe të ecin përpara. Ata janë rritur shumë gjatë dy viteve të fundit dhe janë më të pjekur”, tha një burim për Daily Mail.

Kështu që mësohuni se do i shihni më shpesh bashkë Justin dhe Selenën, po tani si miq të mirë.