Megjithëse e ka kaluar jashtë vëmendjes së publikut të gjithë periudhën e shtatzënisë, Zaimina Vasjari, pak javë para lindjes së fëmijës së parë, ka organizuar baby shower-in në pritje të vajzës, i cili është mbuluar nga roza simbolike.

Gjatë gjithë pritjes së ëmbël, Zaimina nuk ka publikuar shumë foto me barkun e rrumbullakosur, madje as ka folur për ndjeshmëritë gjatë kësaj shtatzënie, por festën e sotme e ka përjetuar me emocion.

Nga sa duket edhe nga këto pak momente që këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram, është zbuluar edhe emri i vajzës që do të vijë së shpejti në jetë. Khloe do të quhet fryti i dashurisë së Zaiminës dhe partnerit të saj, Klodi.

Me siguri festa ka mbledhur të gjitha mikeshat e këngëtares, të cilat kanë bërë dhurata për vogëlushen dhe nënën e re.