Ditët e fundit është shkruar në disa portale se këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj është shtatzënë. As Besi dhe as Xhensila nuk e kanë dhënë ende lajmin e madh që do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjithsesi, Xhensila ka reaguar pas këtij lajmi, duke shkruar në Instastory që është “lajm i rremë”. Këngëtarja ka edhe një problem me këto lajmet e shtatzënisë.

Ajo ka “frikë” se në momentin që do jetë shtatzënë vërtet, atë nuk do e besojë njeri. Dhe me të drejtë. Kur shkruhet kaq shpesh se është shtatzënë, kur të vijë momenti do na duket sërish një “lajm i rremë”.