Votimi elektronik, opozita braktis komisionin: PS vrau reformën

Paraditen e sotme nisi diskutimi i komisionit për reformën zgjedhore.

Para deputetëve është paraqitur një listë prej 36 kërkesash, të bëra bashkë e të përgatitura nga secila prej partive.

LSI-ja kërkon listat e hapura, socialistët janë kundër, por debati mes dy partive të mëdha, PS e PD, për votimin elektronik përfundoi me braktisjen e komisionit nga opozita.

Partia Socialiste vrau reformën. Pa këtë reformë, zgjedhjet nuk mund të jenë të lira. PD mbështet dekriminalizimin dhe financimin e partive politike, por të gjitha mbeten një farsë në Kodin Zgjedhor dhe kanë impakt zero në votën e shqiptarëve. Me votimin elektronik, komisionerët partiakë nuk kanë më në dorë procesin. Ne duam që identifikimi i qytetarëve të bëhet me shenja gishtash, s’ ka nevojë për kartë identiteti”, tha Oerd Bylykbashi pas daljes nga Kryesia e Kuvendit.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment