Sado sfilata të kesh bërë në jetë, asgjë nuk krahasohet me ecjen drejt altarit të martesës.

Vivian Canaj u martua këtë të diel me të fejuarin e saj Krivis në një festë magjike të organizuar nga Class Events në hotel Rogner Europapark.

Pas festës, që nisi me celebrimin nga Erion Veliaj dhe pati shumë çaste të bukura, modelja është treguar e vëmendshme ndaj postimeve dhe lajmeve të shoqëruara me fotot e realizuara nga të ftuarit dhe sakaq ka postuar edhe vetë disa foto nga çastet më të rëndësishme.

Nga këto postime kuptohen edhe zgjedhjet që ka bërë për fustanet, një Galia Lahav për celebrimin dhe një Elie Saab, për festën, që ajo e ka quajtur “fustani i ëndrrave”.

Në të vërtetë, në ëndrrat e çdo vajze është një fustan Elie Saab.

Vivian shkëlqen në të dyja veshjet, ndërkohë që veç bukurisë së pamjes së saj, dallojnë edhe buqeta dhe lulet që ka përdorur si aksesorë në flokë. Shumë natyrale dhe elegante! Siç e prisnim nga një nuse modele!