Çdo vit e më shumë 31 tetori është kthyer në një festë simbolike e largimit të shpirtrave edhe në Shqipëri. Jo vetëm nëpër club-et e natës në kryeqytet, por edhe në evente të tjera artistike, maskat janë simboli që e gjen dendur te të gjithë.

Ata që kanë filluar ta kthejnë në një festë të vërtetë edhe për të dhënë koncerte në vende të ndryshme janë sidomos këngëtarët, të cilët i bashkohen kësaj nate shtrigash.

Personazhet e njohur shqiptarë kanë nisur të postojnë foto me kostumin simbol të kësaj feste edhe në rrjetet e tyre sociale duke “garuar” me njëri-tjetrin për kostumin dhe veshjen më të frikshme.

Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, pjesë e lojës janë bërë edhe fëmijët e personazheve të njohur. Shikoni këto foto dhe zgjidhni kostumin tuaj të preferuar.