girl-listening-music-with-phone-14-1457959303-02-1467454816

“Luftimi” i pagjumësisë është ndër më të vështirat. Por terapia e muzikës është një nga mënyra më efektive që mund të provoni, si për pagjumësinë ashtu edhe për nivelin e lartë të ankthit.

Por ka një këngë që mund t’ju ul me 65% nivelin e ankthit.

Kënga “Weightless” nga Marconi Union është e preferuara e komunitetit të shkencave të neurologjisë. E krijuar në bashkëpunim me disa terapistë për të frenuar në mënyrë specifike efektet e stresit dhe për të qetësuar mendjen, melodia e ambientit përdor ritme të caktuara, harmonika dhe linja bas për të ndihmuar në rregullimin e rrahjes së zemrës, për të ulur presionin e gjakut dhe në përgjithësi për të zvogëluar nivelet e ankthit.

Dhe tani, ajo ka mbështetjen e shkencës. Në një përpjekje për të renditur këngët që kanë një efekt në nivelin e ankthit, neuro-shkencëtarët në Britaninë e Madhe kryen një studim, në të cilin kanë sfiduar pjesëmarrësit për të përfunduar “puzzle” të vështira, ndërsa ishin të lidhur me censorë. Shkencëtarët monitoruan organet jetësore të personave (presionin e zemrës, aktivitetin e trurit, etj.), ndërsa dëgjonin këngë të ndryshme. Gjatë studimit zbuluan se kënga “Weightless” reduktonte stresin e zgjidhjes së “puzzle”-it me 65%.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment