Një nga punonjëset e Ministrisë së Brendshme, Fatjola Lubonja, që mban postin e drejtores së Integrimit dhe Projekteve, ka publikuar një video në Facebook.

Ajo tregon për momentet më të mira me ministrin Tahiri dhe me gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të Ministrisë gjatë këtyre katër viteve punë.

“Kjo është nje video e cila nuk duhej publikuar, por sot unë nuk munda mos ta publikoj.

Kjo eshte nje video qe përmbledh pasionin, dashurinë dhe netët pa gjumë për të përgatitur cdo aktivitet që këto katër vjet ka definuar fytyrën e re të policisë së shtetit.

Pas cdo akuze, pas cdo sulmi, pas cdo “show” për të cilin ministria është akuzuar ka pasur shumë punë jashtë orarit, shume përkushtim e mbi të gjtiha shumë pasion dhe dashuri.

Jam më krenere se kurrë për cka kemi mësuar nga Ministri i Puneve te Brendshme, përkushtimi, vizioni, pasioni dhe sakrifica e te cilit, na ka shënjuar përgjithmone të gjithëve ne”, shkruan ajo.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment