Emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë në rubrikën e përjavshme humoristike pamje nga disa prej momenteve më pikante të jetës politike gjatë kësaj jave.

Mes momenteve gazmore të videos, që i sjell personazhet kryesore të politikës në një këndvështrim tjetër, është edhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama për një ish-ministër dhe batutat e tij me ‘autokaloriferin’, apo deri tek imitimi i që lideri i PD-së, i bën kreut të qeverisë.

Një tjetër moment i patransmetuar në kronikat televizive është edhe një çast aspak i këndshëm për ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, të cilit gjatë seancës së të enjtes në parlament i derdhet bidoni i ujit mbi disa dokumente.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment