cifti-550x311Mijëra njerëz u mboldhën në qendër të Los Angeles të mërkurën mbrëma për të protestuar zgjedhjen e Donald Trump si president, por një çift në mënyrë paqësore ka gjetur një mënyrë për t’i treguar botës se dashuria mbizotëron mbi gjithçka, edhe mbi urrejtjen.

Ata kanë zgjedhur të kërcejnë salsa dhe të shijojnë një moment romantik në mes të autostradës 101, duke lënë në trafik shumë makina dhe duke shkaktuar një skenë kaotike.

Njerëzit e bllokuar në trafik nuk kanë ditur çfarë të bëjnë tjetër, përveçse të presin dhe të shijojnë vallëzimin e ëmbël të çiftit.

Këto pamje shumë shpejt janë postuar në rrjetet sociale dhe janë shpërndarë me mijëra herë nga përdorues të shumtë të internetit, ku nuk kanë munguar komentet pozitive, por dhe ato negative në drejtim të tyre.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment