VIDEO/ Bonucci i kërkon fanellën Messit,  Chiellini i bërtet

Bonucci ka marrë një vërejtje të vogël nga Chiellini në minutat e fundit të ndeshjes Barcelona-Juventus, e luajtur mbrëmë në “Camp Nou” dhe që përfundoi pa gola, 0-0.

Në kohën kur turma në “Camp Nou” po brohoriste ekipin e vet, fare pak minuta para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Kuipers, Bonucci i afrohet Messit për ti kërkuar fanellën pas ndeshjes.

Aty afrohet Chiellini, që duket se qorton bashkëlojtarin e vet sepse loja vazhdonte e ethshme.

Sipas ESPN, në imazhe Bonucci do të jetë duke i kërkuar fanellën sulmuesit të Barcelonës, një gjest që nuk i ka pëlqyer Chiellinit, në të nxehtit e lojës.

Në fund fanellën e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” e mori Bonucci pas ndeshjes, duke e deklaruar këtë gjë si “dhuratën më të bukur për djalin e tij”.

Nga ana tjetër, Chiellini e ndërroi fanellën me Luis Suarez, duke lënë të kuptohet se kafshimi në “Botërorin 2014” është diçka krejtësisht e harruar mes tyre.

 

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment