1

Parlamenti turk është kthyer në “ring” përleshjesh mes deputetëve orët e para të mëngjesit të së enjtes, teksa po diskutoheshin dhe votoheshin ndryshimet kushtetuese që i japin më shumë pushtet Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ndodhet në pushtet që prej vitit 2002, dhe deputetët e Partisë Republikane Popullore (CHP), gjuajtën me grushte njëri-tjetrin, teksa në ajër “fluturuan” edhe karrige, vazo lulesh etj.

Agjencia e lajmeve “DHA” thotë se disa deputetë janë plagosur në përleshje.

Deputetët e CHP-së kundërshtuan kolegët e tyre të AKP-së, të cilët hidhnin votat e tyre pa hyrë në kabinat e votimit, megjithëse votimi duhej të ishte sekret.

4

Pavarësisht dy “seancave” të përplasjes me grushte mes deputetëve brenda pak orësh, Parlamenti turk aprovoi nenet 3,4 dhe 5 të paketës së amendamenteve kushtetuese. “Hurriyet” thotë se tre nenet u kaluan me 341 dhe 343 vota.

Erdoganit i duhet mbështetja e të paktën 330 deputetëve nga 550 që ka Parlamenti turk për ta çuar vendin në referendum, i cili pritet të mbahet në pranverë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka 316 deputetë, por Turqia pritet të shkojë në referendum pasi partia në pushtet gëzon edhe mbështetjen e nacionalistëve me 39 deputetë.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment