veliaj172Kryetari i bashkisë së Tiranës, hodhi poshtë sot zërat se do të ketë rritje të taksave vitin e ardhshëm.

Dyshimet e ngritura në media erdhën për shkak të një raporti të ministrisë së Financave ku thuhej se më 2017 do të ketë rritje 6.2 për qind të të ardhurave nga bashkia Tiranë, duke nënkuptuar një rritje të mundshme taksash.

Z.Veliaj, kryetar i bashkisë së Tiranës, në një mbledhje që pati sot me administratorët, sqaroi se nuk do të ketë asnjë rritje të taksave për vitin 2017, kjo sajë punës së mirë që është bërë për mbledhjen e tyre.

“Nuk do të ketë asnjë rritje taksash për qytetarët dhe bizneset e Tiranës, sepse unë besoj që një familje nikoqire bën më shumë me mundësitë që ka. Ndaj më vjen mirë që do kemi një paketë akoma më të fuqishme investimesh, pa rritur fare taksat dhe tatimet e Bashkisë së Tiranës. Pa i rritur taksat dhe pa rritur vlerën e tatimeve për secilin familjar apo biznes në Tiranë, kemi rritur bazën”, – tha ai.

Vitin e kaluar, bashkia Tiranë i vendosi të gjitha familjeve dhe bizneseve një taksë të detyrueshme për shtatë vjet që u emërtua taksa e arsimit. Disa thonë se kjo bie ndesh me Kushtetutën e cila sanksionon se arsimi në Shqipëri është falas.

 

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment