Në ditët e sotme është bërë ndoshta më e lehtë të ndjekësh modën. Rrjetet sociale janë bërë një ndihmesë e madhe për të parë tendencat më të fundit të modës.

Por siç janë bërë ndihmesë rrjetet sociale, ashtu edhe ndonjëherë na mërzisin pasi shikojmë rroba, këpucë mjaft të bukura, por super të shtrenjta që xhepi ynë nuk i përballon dot.

Të tilla janë edhe çizmet e kristalta nga “Saint Laurent”, pjesë e koleksionit vjeshtë 2017, të cilat janë bërë fiksimi i personazheve të njohur botërorë, por jo vetëm.

Edhe disa nga vajzat e njohur shqiptare, adhurojnë këto çizme që kushtojnë plot 10.000 dollarë.

Çizmet e punuara me dorë “Saint Laurent” janë të mbuluara me mbi 3.000 kristale “Swarovski” dhe janë cilësuar këpucët e vitit.