Vajza e Azem Hajdarit: S’do i thoja jo propozimit për deputete e PD në Tropojë

Vajza e Azem Hajdarit deklaron se nuk do t’i thoshte jo një propozimi për të qenë deputete e PD-së në Tropojë. Në daljen e parë televizive e ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rudina Hajdari tha se: ‘Tropoja është vendlindja ime dhe nëse më propozohet për të qenë deputete atje do ishte nder për mua”.

Pas 19 vjetësh Rudina Hajdari ka lënë SHBA ditët e fundit për të jetuar në Shqipëri dhe për të nisur një karrierë në politikë. Kryetari i PD Lulzim Basha e prezantoi pak ditë më parë atë si koordinatore për Marrëdhëniet me Jashtë në PD. Ajo është vajza e vetme e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të PD-së që në themelim, i cili u vra më 12 shtator 1998 në Tiranë. Rudina Hajdari ishte 11 vjeç kur i vranë të atin dhe 3 vite më pas ajo shkoi në SHBA për të vijuar shkollën e mesme dhe më pas universitetin.

Gjatë emisionit Rudina Hajdari tha se kërkon ta vazhdojë kauzën e të atit aty ku e la ai nëpërmjet angazhimit total në politikë. “Natyrisht Shqipëria ka ndryshuar shumë këto vite dhe babai im bëri politikë në një kohë tjetër, por ideali i tim eti më bën mua të kem modelin për të bërë politikë për një Shqipëri më të mirë”, tha Rudina Hajdari.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment