Nga kinemaja te alpinizmi në mal. Një guidë ku mund të gjeni mjaft alternativa për fundjavën tuaj
 

weekend_3‘TiranaWeek’ vjen çdo të premte në ‘Tirana Observer”. Është ideuar për të gjithë lexuesit e gazetës, si një guidë arti, ku secili prej jush mund të gjejë bollshmëri informacioni, dhe ide mjaft interesante se si mund ta kaloni sa më këndshëm fundjavën në Tiranë, por edhe jashtë saj. Informacion dhe mjaft alternativa që ndoshta nuk iu kanë shkuar më parë në mendje, por që ne ua servirim të përmbledhur në dy faqet e gazetës ‘Tirana Observer’. Kinema, teatër, ekspozita, sport, ski, alpinizëm etj. janë një pjesë e asaj se çka ndodh në qytetin tonë brenda një jave…

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

“Hajdutja e bukur”

Vijon të shfaqet suksesshëm komedia “Hajdutja e bukur” me autor Ruzhdi Pulahën dhe regjisor Enver Petrovcin. Këtë fundjavë në datat 29, 30 dhe 31, do të mund ta ndiqni shfaqjen në sallën “Çehov” në Teatrit të Metropolit, në orën 19:00. Nxitoni të merrni biletat pranë sportelit të teatrit.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ekspozita-“17 qershor 1953”

Çelet ekspozita “Ne duam të jemi njerëz të lirë”, me subjekt kryengritjen popullore e datës 17 qershor 1953 në RDGj. Ekspozitën mund ta vizitoni pranë ambienteve të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në adresën: Rr.Skënderbej, Nr 8, Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 prill nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Pranvera e Frankofonisë

Një mori aktivitetesh kanë ardhur si një buqetë shumëngjyrëshe (26 mars -3 prill), pikturë, fotografi, teatër, konferencë e shumë të tjera me një “aromë” të rafinuar franceze. Të mërkurën më 3 prill ora 19:00, te Akademia Marubi do të shfaqet filmi “Tous au Larzac” në version origjinal frëngjisht.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Shfaqje për fëmijë

Në datat 30 dhe 31 mars 2013, ora 10:30 shfaqet tetari për fëmijë “Thesari”, në Teatrin e Metropolit. Për më tepër informacion dhe për prenotime mund të telefononi në numrat: tel. +355 42270668, 2257 528. Çdo të shtunë dhe të diel në orën 11:00, të gjithë vogëlushët mund të argëtohen edhe në Cirkun Kombëtar me shfaqjen “Fllad Rinor”. Ndërsa në datat 30 dhe 31 mars 2013 Tetari i Kukullave shfaq:“Kacamisri kërkon shokët”. Të shtunave mund ta ndiqni në orën 11:00, ndërsa të dielave ora 10:30 dhe ora 11:30. Për më  tepër informacion: Tel.:+355 42 222 446

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Konkurs fotografie

Konkursi botëror i fotografisë; Red Bull Illume Image Quest 2013. Red Bull Illume është konkursi botëror i fotografisë, dedikuar sporteve ekstreme dhe imazheve dinamike. Qëllimi i këtij konkursi është të mbledhë  imazhet më kreativë të fotografëve nga e gjithë bota dhe të afrojë publikun me botën e sporteve ekstreme. Aplikimet për Red Bull Illume do të jenë të hapura deri më 30 Prill 2013. Për më shumë informacion si dhe për tu regjistruar, vizitoni faqen online te konkursit: http://www.redbullillume.com dhe faqen në Facebook: http://www.facebook.com/RedBullIllume.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Panairi i Ndërtimit

Në datat 28 deri më 30 mars 2013 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë çelet Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit 2013. Një traditë e përvitshme, kjo ku dhjetëra kompani shqiptare dhe të huaja do të ekspozojnë mallrat dhe produktet e tyre. Vizitojeni!

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Akademia e Filmit Marubi

Akademia Marubi më datë 29 mars, në orën 19:00, prezanton filmin Bendito Fruto nga regjizor Sergio Goldenberg. Një prodhim i vitit: 2004 – Brazil; Zhanri: Komedi. Gjuha: Portugalisht me titra në anglisht. Aktorët: Otávio Augusto, Zezeh Barbosa, Vera Holtz.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

“Side Effects“ mbërrin në Millennium

Emily Taylor është një grua e re e shkatërruar nga depresioni. Pas daljes nga burgu të bashkëshortit të saj, Martin, mendohet të hedhë pas krahëve të shkuarën e errët, por në fakt gjendja e saj rëndohet akoma më shumë, duke shkuar deri në tentativë vetëvrasje. Fillon kështu lidhja me doktorin Banks, psikiatër i suksesshëm, që i jep ilaçet. Pilula që kanë efektet e tyre anësore, përfshirë dhe humbje vetëdije. Një ditë ndërsa Martin gjendet i vdekur në shtëpinë e tij dhe të gjithë dyshimet shkojnë tek Emily, e cila nuk kujton asgjë. Fillon kështu një kalvar i gjatë hetimesh, në të cilat përfshihet edhe psikologu, por teksa duket se situata mund të jetë nën kontroll ndodh krejt e kundërta….Filmi i drejtuar nga regjisori Steven Soderbergh, sjell në ekranin e madh një kast të njohur aktorësh. Në rolin e Emily është Rooney Mara ndërsa bashkëshorti i saj interpretohet nga aktori Channing Tatum. Në kast janë edhe aktorët e njohur Jude Laë dhe Catherine Zeta Jones.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Kinema Imperial

“G.I. Joes: Retaliation ” vjen në 3D në kinematë e rrjetit Imperial, tek kinema Agimi dhe Kristal. Këtë herë G.I Joes nuk do të luftojnë vetëm armikun e tyre të përjetshëm, Cobra, por edhe rrezikun që vjen nga qeveria, e cila kërcënon ekzistencën e tyre. Me aktorët Bruce Willis, Channing Tatum, Dëayne Johnson. Por nuk mjafton kaq. Ka edhe dy oferta fantastike për ju, ju duhet vetëm të zgjidhni: 1 biletë + 1 popcorn për 450 Lekë ose 1 biletë + nachos për 650 Lekë. Oferta vlen për të gjitha ditët e javës përveç ditës së hënë në të gjitha kinematë Imperial dhe ditës së enjte në Kinema Kristal, duke nisur nga 29.03.2013. Telefononi në numrin (04) 4500 904 nga e hëna në të premte ora 10:00-18:00 dhe të shtunën ora 10:00-12:00.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ekskursion- Kalaja e Ishmit

Ditën e shtunë, 30 mars 2013 ora 09:00,    Klubi Rojet e Kepit të Rodonit, ftojnë këtë radhë për të pastruar Kalanë e Ishmit. Jo vetëm vullnetarizëm por edhe kënaqësi… Nisja në orën 09:00. Takimi tek Manhatan, mbas Muzeut Kombëtar. Kthimi për në Tiranë do të bëhet rreth orës 18:00.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Ekskursion, Kalaja e Drishtit

High Albania Mountain këtë fundjavë, ditën e shtunë më 30 mars, ju fton për një udhëtim në Kalanë e Drishtit. Udhëtimi do të bëhet me fugon për në Shkodër. Më pas në Shkodër do të bëjmë një ndalesë tek bar -restorant-muze etnografik Tradita “Gege & Toske” ku përveç kafes do të keni mundësi të shikoni edhe një muze etnografik shumë interesant. Më pas do të vazhdojmë për në fshatin Mes ku do të shikojmë Urën e Mesit një nga urat e gurit më të bukura dhe më të mirëmbajtura në Shqipëri. Pas ndalesës dhe fotove tek Ura e Mesit do të vazhdojmë për në Drisht që është rreth 6 km nga ura e Mesit. Kalaja e Drishtit është në majën e një kodre rreth 800 m mbi nivelin e detit. E gjithë ecja do të shkojë rreth 1.30-2 h. Më pas do të bëjmë edhe barbekynë në një nga lëndinat në brëndësi të kalasë. Pas barbekysë do të nisemi për në Tiranë duke bërë një pushim të shkurtër tek qendra historike e Shkodrës (tek Dugajet e reja, Kafja e Madhe, Gjuhadoli etj.). Më pas do të kthehemi në Tiranë. Takimi si gjithmonë në orën 9.00 paraditë mbrapa pallatit të Kongreseve tek Play Bar. Çmimi: 1500 lek për person për të rriturit dhe 1300 lekë për person për fëmijët (transport,barbeky,guide). Prenotoni te: fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 20 81 636.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ekskursion në Krujë

Jo vetëm të shtunën, por edhe ditën e diel High Albania Mountain organizon një tjetër ekskursion për në qytetin e Krujës. Për tu ngjitur në majën e Sari Salltikut do të përdorim një shteg të vjetër të shtruar me kalldrëm të cilin vendasit e përdorin prej shekujsh për të shkuar në vendin e shenjtë në majën e malit. Në majë do të vizitojmë shpellën e cila konsiderohet si vendi i shenjtë në fundin e të cilës është një burim, uji i të cilit për vendasit është i bekuar. Mbas një pushimi të shkurtër do të zbresim në qytet po nga i njëjti shteg. E gjithë ecja do të shkojë rreth 3 orë, me ngjitje-zbritje 500-600 m. Më pas do të bëjmë një shëtitje në pazarin e vjetër mesjetar të Krujës, kalanë e Skënderbeut etj. Mbas një kafeje në një nga bar-restorantet te kalaja do të kthehemi në Tiranë. Takimi si gjithmonë në orën 9.00 të mëngjesit mbrapa Pallatit të Kongreseve tek Play Bar. Çmimi: 1000 lekë për person (transport dhe guidë). Prenotoni: fisnikmuca@yahoo.com, 069 40 31 232, 067 29 81 636.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ofertë për anticelulit, 1500 lekë

Humbje në peshë, anticelulit dhe tonifikim i trupit. Me ardhjen e pranverës jepini trupit tuaj një start të ri. Me ofertën tonë përfitoni një seancë trajtimi me baltë për dobësim, trajtim anticelulit dhe masazh për gjithë trupin për 1500 Lekë nga 2500 Lekë. Salloni estetik “Hair Class Suela” ju siguron trajtimin e nevojshëm për trupin tuaj para se të ndërroni garderobën e të nisni të vishni fustanet duke përftuar një trup më të hollë e më të bonifikuar. Oferta përmban: Trajtim me baltë; Trajtim anticelulit; Masazh për gjithë trupin. Telefononi në numrin (04) 4500 904 nga e hëna në të premte ora 10:00-18:00 dhe të shtunën ora 10:00-12:00, për më shumë informacion dhe për të lënë takime.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

Sport-basketboll

Më 29 mars 2013, ora 17:00 te Pallati i Sportit Asllan Rusi luhet basketboll për meshkuj mes skuadrave; U.A.T – Partizani. Më 29 mars 2013; ora 19:00 luajnë: Kamza Basket – Basketboll Tirana, basketboll meshkuj. Më 30 mars 2013, ora 16:00    luajnë: Tirana Femra – Flamurtari, basketboll për femra te pallati sportit A.Rusi. Më 30 mars 2013, ora 17:00 luajnë sërish:    Kamza Basket – Studenti, basketboll për femra po te pallati sportit A.Rusi. Më 30 mars 2013, ora 18:00, luan Klubi Basketbollit Tirana – Flamurtari, basketboll për meshkuj, te salla e sporteve F.Hoti.

recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

T.O