AutoshkollaMinistria e Transportit dhe Infrastrukturës ka vendosur të forcojë rregullat për dhënien e lejeve të drejtimit të mjeteve rrugore. Në bazë të një udhëzimi të ministrit Edmond Haxhinasto, prej 21 janarit do të jetë më e vështirë të kalohet faza e parë, ajo e testimit teorik të kandidatëve. Kjo fazë shërben si mundësi për të fituar të drejtën e hyrjes në testimin praktik. Sipas vendimit të Ministrisë, “personat e interesuar fitojnë provën e kontrollit të njohurive teorike për lejedrejtimi mjeti rrugor, kur u përgjigjen në mënyrë korrekte 33 pyetjeve ose më shumë, nga 40 pyetje që përmban testi”. Më parë kufiri i kalimit të provimit të teorisë ka qenë më i ulët dhe ndër 40 pyetjet e marra mund të gabojë vetëm 10. Pra testi teorik për patentën kërkonte një saktësi prej 75 %. Ndërsa tashmë, kërkuesit e një patente për drejtimin e mjetit duhet të gabojnë vetëm 7 pyetje dhe saktësia e përgjigjes duhet të jetë mbi 82 për qind.

(Më tepër në numrin e sotëm të “Tirana Observer)

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

Leave a comment