Sapo Meghan Markle u zhvendos në Londër, stili i saj mbretëror ndryshoi rrënjësisht. Në ditën e shpalljes së fejesës, ajo veshi një pallto të bardhë nga Line, që u shit në pak minuta pasi doli në treg. Megjithatë, veshja moderne e Meghan nuk u zgjodh rastësisht.

Meghan është konsultuar me shoqen e saj të ngushtë dhe stilisten, Jessica Mulroney. Marrëdhënia e tyre ka nisur në Kanada, ku Meghan jetonte para se të zhvendosej në Londër, dhe pavarësisht distancës, dy mikeshat e ngushta vazhdojnë të mbajnë kontakte.

Në të vërtetë, ishte Jessica ajo që ka stiluar një pjesë të mirë të veshjeve të Meghan. Stilistja kishte dërguar një email dizajnerëve të Kensington ku propozonte disa veshje për ditën e madhe të Meghan.

Princi Harry mund të jetë numri një në jetën e Meghan, por kemi një ndjesi që stilistja e saj zë vendin e dytë dhe shumë të rëndësishëm. Jessica, ndoshta mund të japë edhe një dorë në look-un e Meghan në ditën e saj të shënuar të martesës, në maj 2018.