Për të gjitha ju vajza që u shqetësuat për shëndetin e Kemalit, aktori nuk ju lë më në merak. Pas lëndimit që pësoi gjatë xhirimeve të filmit “Can Feda”, ‘Kemali’ përmes një fotoje të publikuar në Instastory, tregon gjendjen e tij shëndetësore.

Burak Ozçvit, ka shkruar se është mirë dhe se fansat e tij nuk kanë përse shqetësohen për të.

“Mos u shqetësoni për mua, jam mirë. Pas pak do të lexoj mesazhet tuaja, për të cilat ju falenderoj. Ju dua të gjithëve”,-shkruan Burak.

Kemal u dërgua dje me urgjencë në spitalin më të afërt të qytetit të Stambollit për ekzaminime mjekësore. Ai ka këputur ligamentet e këmbës së majtë dhe për këtë duhet të pushojë disa kohë.