Nuk ka dashur asnjëherë t’ia dijë se çfarë thuhet lart e poshtë për të, Tuna i ka arritur gjithmonë qëllimet e veta deri në fund. Jo vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale, e cila është komentuar shpeshherë në portale e media. Të gjithë këtë presion mediatik që nuk e ka kërkuar, Tuna shpesh ka refuzuar ta ushqejë, por herë-herë ka ngacmuar apo vënë në lojë mediat me mesazhet e saj të koduara.

Të njëjtën gjë bën edhe me foton e fundit, e cila siç duket është produkt i një seti të ri fotosh artistike. Me linjat gati perfekte të fituara pas lindjes, Tuna ka zgjedhur të hedhë një dantellë të lehtë violet mbi një palë pantallona lëkure.

Por ajo që i ka bërë fansat të fillojnë komentet, më shumë se linjat elegante, është statusi që Tuna shkruan mbi foto: “Çfarë ndodh nën veshtull mbetet nën veshtull…”

Nëse shumë prej ndjekësve nuk e kanë kuptuar çfarë do të thotë Tuna me këtë, ka një filozofi të thellë brenda saj.

Veshtulla është një bimë që i ka fillimet e saj që në kohët mesjetare. Legjenda e mistikes ka nisur te norvegjezët që besonin se kjo bimë sillte fat. Ata shikonin diçka mistike te veshtulla, për arsyen se degët e saj mbeteshin të gjelbra edhe në dimër, megjithëse bima nuk kishte më gjethe.

Por veshtulla është një bimë romantike dhe simbol i Krishtlindjeve. Njerëzit besojnë edhe sot që puthjet nën të sjellin shumë fat. Në Angli, çiftet vazhdojnë ta respektojnë traditën duke shkëmbyer puthjen e parë të Vitit të Ri nën veshtull.

Po Tuna ç’do të thotë me këtë status?