Trumpit i fshehin informacionet sekrete? Kreu i CIA-s: Ja si qëndron e vërteta

Pas lajmit të bujshëm se FBI, CIA dhe NSA nuk i raportojnë më presidentit amerikan, Trump, nga frika se ai mund të nxjerrë informacionet sekrete ka ardhur reagimi i kreut të CIA-s.

Mike Pompeo ka lëshuar një deklaratë duke mohuar raporton e medias se zyrtarët e inteligjencës po i fshehin informacione të ndjeshme të sigurisë presidentit Donald Trump për shkak të frikës se ato mund të rrjedhin.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se kjo nuk është e vërtetë. “CIA as ka fshehur, as fsheh e as do të fshehë kurrë informacione nga presidenti”, tha ai, duke shtuar se nuk ka informacione nëse ndonjë nga agjencitë e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas tij, “Artikulli i Wall Street Journal nuk është i vërtetë dhe cenon integritetin e mijëra oficerëve profesionistë të inteligjencës nga thashethemet pa vlerë”, tha Pompeo.

Gazeta konservatore WSJ, duke cituar burime të paidentifikuara të inteligjencës, shkruan se disa agjenci si FBI, CIA, NSA dhe Dea nuk i zbulojnë më Trumpit dhe stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, disa informata të ndjeshme, nga frika për rrjedhje ose kompromentim të tyre.

Ish-presidenti Nixon përsëriste se “në Uashington mund të luftohet me gjithçka dhe me të gjithë, por jo me agjentët e FBI dhe CIA, për shkak se ata janë të paguar për të mbledhur sekretet dhe lajme, të vërteta apo të rreme, dhe janë gjithmonë të gatshëm për të sulmuar ju si gjarpërinjtë”. Nixon e dinte mirë. Pa të famshmin “Deep Throat”, agjenti i FBI Marc Felt, i cili furnizonte Uashington Postin, nuk do të kishte asnjë skandali ëatergate dhe më pas dorëheqje.

Donald Trump ka shpallur luftë dhe dëshiron të “arrestojë” tani të gjithë agjentët-spiunë të FBI dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ku punonte Eduard Snouden), që përcjellin informacione sekrete dhe konfidenciale tek gazetarët, si në rastin që çoi në dorëheqjen e Michael Flynnit, i cili qëndroi vetëm tre javë si këshilltar i sigurisë kombëtare.

Në tweet-et e tij mëngjesorë, dje manjati kërcënoi se do të ndëshkojë penalisht agjentët që përcjellin informacione sekrete shtetërore zakonisht tek gazetarët e Uashington Post, Nju Jork Tajms apo CNN, për hakmarrje politike dhe personale. Pastaj në konferencë për shtyp pasdite në Shtëpinë e Bardhë, ku ka prezantuar sekretarin e ri të punës, Alexander Acosta, Trump ka vazhduar të sulmojë të gjithë dhe çdo gjë: “E kam gjetur Uashingtonin dhe Shtëpinë e Bardhë në kaos total, ku nuk funksionon asgjë. Pëshpërimat e spiunëve-agjentë janë akte kriminale dhe duhet të dënohet penalisht. Unë nuk kam asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Rusinë, unë nuk kam asnjë marrëveshje apo kontratë me kompanitë ruse”, tha ai Presidenti, që pralajmëroi për javën e ardhshme, një dekret të ri mbi emigracionin.

Gazeta konservatore WSJ, duke cituar burime të paidentifikuara të inteligjencës, shkruan se disa agjenci si FBI, CIA, NSA dhe Dea nuk i zbulojnë më Trumpit dhe stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, disa informata të ndjeshme, nga frika për rrjedhje ose kompromentim të tyre. Kjo është për shkak të telefonatave të përsëritura dhe të vazhdueshme të bëra vitin e kaluar, gjatë fushatës zgjedhore, mes njerëzve të manjatit dhe zyrtarëve rusë.

Dhe pastaj janë shtatë telefonatat, të gjitha të regjistruara nga FBI-ja, që Gjenerali Flynn kishte bërë muajin e fundit me ambasadorin rus në Uashington. Demokratët duan të ngrejnë një komision hetimor dhe të lexojnë transkriptin e këtyre thirrjeve telefonike, për të gjetur se sa larg ka shkuar Flynn, në premtimet për të hequr sanksionet ndaj Putinit. Udhëheqësit demokratë nuk e thonë në mënyrë të hapur, nuk guxojnë asnjëherë të përmendin fjalën “impeachment” në intervistat e tyre, por ata shpresojnë se telefonatat e përsëritura me zyrtarët rusë mund të përmbajnë elemente penalisht inkriminuese kundër Trumpit dhe këshilltarit të tij më të besuar.

Republikanët, të cilët kanë një shumicë solide në Kongres, për momentin heshtin dhe kundërshtojnë një komision parlamentar, ose një hetim të brendshëm. Vetëm dy senatorë republikanë John McCain dhe Lindsey Graham (armiq të betuar të Trumpit) dhe ngahera kundërshtarë të Putinit, duan t’i shkojnë deri në fund, skandalit që e detyroi Flynnin të japë dorëheqjen. Ata kërkojnë transkriptin e telefonatave inkriminuese. Ish-presidenti Nixon përsëriste se “në Uashington mund të luftohet me gjithçka dhe me të gjithë, por jo me agjentët e FBI dhe CIA, për shkak se ata janë të paguar për të mbledhur sekretet dhe lajme, të vërteta apo të rreme, dhe janë gjithmonë të gatshëm për të sulmuar ju si gjarpërinjtë”. Nixon e dinte mirë. Pa të famshmin “Deep Throat”, agjenti i FBI Marc Felt, i cili furnizonte Uashington Postin, nuk do të kishte asnjë skandali ëatergate dhe më pas dorëheqje.

Sa kohë që Trumpi sulmon çdo ditë gazeta dhe rrjete televizive, ai ka gjithë simpatinë e votuesve republikanë. Dje ai shkruajti se Nju Jork Tajms është e “falimentuar”, sepse është keq me financat; dy ditë më parë se CNN dhe MSNBC janë “televizione që nuk shihen me sy”. Të presim atë që do të shkruajë kundër Guardian, gazeta britanike që i ka kujtuar se kompania e tij ka një kredi prej 600 milionë $ me Deutsche Bank, nën hetim tashmë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që kërkon një gjobë rekord prej 14 miliardë dollarë.

/IlGiornale-www.bota.al

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment