Tragjedi Fier, babai i dy fëmijëve kalon në këmbë mbi rezervuarin e ngrirë, përfundon brenda tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier.

Tentativa e një 40-vjeçari për të ecur mbi akull ka rezultuar e dështuar, pasi ai është thyer, duke u mbytur në rezervuar.

Policia thotë se bëhet fjalë për Hajredin Xhelen, baba i dy fëmijëve adoleshentë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatit Petovë.

Njoftimi i policisë:

“Më datën 11.01.2017, ora 13:20, në liqenin e fshatit Petovë, Fier, shtetasi Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroi sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment