Moderatorja e njohur Arbana Osmani është një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar.

Edhe pse është prej vitesh pjesë e televizionit, ajo ka preferuar që jetën private ta mbajë vetëm për vete. Moderatorja rrallëherë publikon foto të djalit.

Edhe kur i poston sigurohet që ai të jetë me kurriz, që portreti i tij të mos zbulohet. Njësoj ka vepruar edhe mbrëmë në fakt ku ka publikuar një foto teksa djali i saj e ndihmon në gatimet e Krishtlindjeve.

“Duke bërë kulaçin për nesër”,-shkruan Arbana në foton në Instagram.

Arbana përveç se një moderatore e suksesshme, ajo është edhe një kuzhiniere mjaft e zonja.