Shuma që duhet të paguajnë udhëtarët për të kaluar në autostradën Durrës-Morinë do ndihet në buxhetin e atyre që kalojnë shpesh në këtë rrugë vitin e ardhshëm.

Sipas Koha Ditore, kjo tarifë do të ndihet më shumë në buxhetin e banorëve të Kosovës dhe Kukësit.

Ministria ka deklaruar që tarifat që duhet të paguajnë udhëtarët në rrugën e Kombit do të jetë e ngjashme me ato të vendeve të rajonit, afersisht 5 euro.

Tarifa për segmentin Milot-Morinë nis nga pesë euro. Ajo do të nisë të aplikohet që nga janari i ardhshëm.