Atletja nga Kosova, Gentiana Beqa, ka regjistruar edhe një trofe tjetër në karrierën e saj sportive. Mbrëmjen e djeshme, në garën e zhvilluar në Milano, Itali, Genta ka fituar çmimin e parë në Bikini Wellness Fitness. Ky trofe vjen pas suksesit të saj si Kampione e Evropës në Fitness.

Lajmin sportistja e ka ndarë edhe me miqtë e saj në rrjetet sociale, duke postuar edhe disa foto nga ceremonia e marrjes së çmimit.

“Elite Pro Wellness Fitness Wellness Diamont Cup Milano”, – shkruan Beqa në llogarinë e saj në Instagram, ku ka marrë me dhjetëra urime nga fansat dhe ndjekësit.