Tirana Observer
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence

Kreu / Extra

Sot zyrtarisht në pranverë, nata barazohet me ditën

Sot zyrtarisht në pranverë, nata barazohet me ditën
T.O
20/03/2017 09:27

Edhe pse për shkak të temperaturave të larta ditëve të fundit që na kanë bërë të ndihemi sikur jemi futur në stinën e pranverës, sot më 22 mars mund të themi zyrtarisht që jemi në pranverë.

Sot dita dhe nata do të jenë të barabarta, për shkak të ekuinoksit pranveror. Ky fenomen do të nisë orën në 10.28 minuta.

Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta. Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Kjo datë konceptohet ndryshe në vende të caktuara në botë.

Për shqiptarët fillimi i pranverës e ka qenë i lidhur me tokën dhe punët e bujqësisë, për turqit është një festë familjarë, për Iranin është dita e parë e vitit.

Ajo simbolizon jo vetëm ardhjen e stinës së pranverës por edhe rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Çdo gjë nis të marrë jetë dhe gjallëri.

Çfarë është ekuinoksi?

Ekuinoksi në astronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qendra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë barasnetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

Në hemisferën e veriut, barasnata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është barasnata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe barasnata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet barasnata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).

Extra, Speciale
ekuinoksi, pranvera
Te ngjashme
Apple dhe mesazhe të fshehura, të gjitha sekretet e ftesës së iPhone 8
Apple dhe mesazhe të fshehura, të gjitha sekretet e ftesës së iPhone 8
Pasardhësi i Kennedy-t, shpresa e madhe e demokratëve në SHBA
Pasardhësi i Kennedy-t, shpresa e madhe e demokratëve në SHBA
Specie të panjohura në Antarktidë
Specie të panjohura në Antarktidë
Ja përse në punë nuk duhet të jeni “më të mirët”
Ja përse në punë nuk duhet të jeni “më të mirët”

Lër një koment Anullo

Emaili juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Ekonomi

  • Në fund të vitit francezët fillojnë kërkimet për naftë në veri të Korfuzit 08/09/2017 18:45
  • Kursi këmbimit, dollari arrin në kuotën më të ulët nga tetori 2014 08/09/2017 18:15
  • Gazifikimi, Donald Lu: Shqiptarët do paguajnë më pak, çliroheni nga ndikimi rus 08/09/2017 11:12

Bota & Rajoni

  • Numri një i NATO-s: Bota ndodhet në pikën më të rrezikshme që ka njohur ky brez
  • Katalonja do pavarësi, të hënën protestë
  • Bashkëshortët Harvey dhe Irma: E trishtueshme që uraganët të mbajnë emrat tanë!

Opinione

  • Letër prindërve të nxënësve: Shkolla është erz!
  • Europa e dy shpejtësive
  • Përgjigje Mustafa Nanos: Myslimanët janë shumicë

Sport

  • Messi zgjidh derbin me tripletë, Barça në krye me pikë të plota
  • Prapaskena, Ferguson nuk e mori Zidane për të mos mërzitur Cantona
  • Valverde: La Liga pa Barcelonën? Nuk ka ndodhur akoma…
September 2017
M T W T F S S
« Aug    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
  • Rreth nesh
© Copyright 2017, Tirana Observer. All Rights Reserved.
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence