Marrëdhëniet vjehrrë-nuse nuk shkojnë gjithmonë vaj. Ka edhe momente tensioni mes nuses dhe vjehrrës, pasi në fakt nuk e dimë përse, por ky është ndër raportet më delikate.

Gjithsesi, ka edhe përjashtime. Disa prej jush mund të thonë se kanë marrëdhënie të shkëlqyer me vjehrrën. Të tillë marrëdhënie ka edhe moderatorja e njohur Marina Vjollca.

Vjehrra e saj, Florije Selimi është një mbështetëse dhe fanse e madhe e nuses së djalit. Ajo ka postuar në profilin e saj një lajm ku shkruhet se ajo e mbështet shumë Marinën.

Nusja e re, sigurisht që i ka komentuar vjehrrës. Në titull shkruhet “Lum Marina për vjehrrën që ka”, ndërsa Marina aprovon dhe shkruan “Fiks”.

Marrëdhënie të tilla janë për t’u pasur zili.