Noizy ka përmendur emra këngëtaresh shqiptare në këngën e tij të re.

Nga një reper mund të presësh edhe sulme, por Noizy është treguar shumë i sjellshëm me vargjet e tij duke komplimentuar vajzat e njohura të muzikës shqiptare, Nora Istrefin, të motrën, Erën dhe Rita Orën.

Dhe duket se kështu ka fituar dhe publicitetin e tyre dhe pse atij i mjaftojnë ndjekësit që ka për të arritur suksesin e pritshëm për çdo publikim të ri. Nora Istrefi ka postuar pak pas daljes tekstin e plotë të këngës Bora, ku shkruan që ka dalë tani, por është ndalur dhe te vargu ku përmendet emri i saj.

Tani po ia thonë dhe me këngë komplimentet!