Shuhet akademiku Arben Puto

Ka ndërruar jetë mesditën e sotme prof. Arben Puto, akademik, një nga studiuesit më të njohur të historisë së Shqipërisë dhe pedagog për shumë vite i lëndës së të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, dega Juridik.

Jetëshkrimi

Prof. Puto u lind në prill 1924 në Gjirokastër dhe u shkollua në Liceun Francez të Korçës.

Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë.

Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e “Tiranës” sot gjimnazi “Qemal Stafa” më 1946.

Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i përfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike.

Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990.

Ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Ishte autor i një serë veprash mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe i historisë së vendit kryesisht në periudhën nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore.

 

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment