Ledioni është ndër të paktët personazhe të njohur që vdes nga dëshira ta bëjë sa më shpejt gati pemën e festave. Vit pas viti, ai dhe miqtë e tij, si Xhemi, Arbana apo edhe Eno, bëjnë “garë” për pemën më të bukur dhe atmosferën më festive.

Por këtë herë, duket se moderatori i Top Channel ia ka dalë për të qenë në krye të listës. Dhe dëshira e hershme, pa dyshim vjen edhe nga London, djali i tij që pas pak ditësh feston 1-vjetorin e lindjes.

Kjo është pamja e këtij viti në shtëpinë e Ledionit. Pema, këtë herë është e bardhë dhe me shumë drita. Ekrani i madh me blunë karakteristike në qendër reflekton mbi ngjyrat pastel dhe neutral të sallonit. Në të majtë, një tortë limoni ka nisur të ngacmohet nga dikush që, me siguri nuk është Ledioni.

Është edhe Jobs, jo vetëm miku i ngushtë i familjes, por edhe një dekor i përvitshëm në raste festash.

Kush mungon? London! Dhe për të pyet Vis Bajraktari, i dashuri i Lori Hoxhës. London është rritur, ndaj këtë vit të dytë feste për të, edhe ai e bën një punë: “Ka ik me ble bukë…” – ia kthen me humor Ledioni. Festa ka nisur, por të gjithë e dimë që me Londonin është edhe më e bukur.