
ITALI – Pas një operacioni të zhvilluar në qytetin Albisola në Itali, policia vendase ka mundur të vërë në pranga një shtetas shqiptar. Gjatë një kontrolli rutinë në rrugë, karabinierët ndaluan 50-vjeçarin shqiptar, ideniteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave italiane, shqiptari ka filluar të shfaqë shenja nervozizmi, duke detyruar patrullën që të kryejë kontroll në makinën e tij, duke i gjetur edhe lëndën narkotike prej gjysmë kilogramë kokaine.
Sipas autoriteteve, kokaina ishtë e një cilësie të pastër, por nuk u tregua se cila ishte vlera me të cilën mund të shitej në treg.
Po ashtu gjatë kontrollit në banësë shqiptarit i gjendet edhe një tjetër sasie të ndarë ne doza dhe e gatshme për tu shitur në treg.