Një letër personale e gjendur në trupin e një të mbyturi të Titanikut është shitur në ankand këtë shtunë për 126 mijë £ (166 mijë dollarë). Letra është një nga sendet e fundit që ka i mbijetuar fundosjen dhe ende mban njolla nga koha e saj në Atlantik. Alexander Oskar Holverson ishte pasagjer i klasit të parë në bordin e Titanikut. Letra i ishte shkruar nënës së tij për t’i treguar përshtypjet në anijen luksoze, duke vlerësuar më shumë ushqimin e mirë dhe muzikën: “Nëse gjithçka shkon mirë, do të mbërrij në Nju Jork të mërkurën paradite”,- shkruante Holverson një ditë para fundit fatal të anijes së famshme që u përplas me ajsbergun.

Holverson ishte një shitës i lindur në Minnesota dhe në këtë udhëtim ishte me bashkëshorten, Mary Alice, e cila i mbijetoi përmbytjes.

Letra u shit nga familja e Holverson në një ankand dhe u ble nga “Henry Aldridge & Son” në qytetin jugor Devizes. Çelësat e hekurit të Titanikut po ashtu u shitën për 76,000 paund.

“Çmimi i kësaj letre dëshmon interesin edhe pas më shumë së 100-vjetësh për Titanikun dhe pasagjerët e që ndodheshin në ekuipazh”, tha drejtori i ankandit, Andrew Aldridge: “Jam i kënaqur me këtë rekord të ri botëror për letrën e Titanikut. Ajo pasqyron statusin e saj si letra me vlerë më të lartë që kemi shitur ndonjëherë në ankand.”

Titaniku, anija më e famshme e të gjitha kohëve, u godit nga një ajsberg më 14 prill, 1912, në oqeanin Atlantik, ndërsa udhëtonte nga Southampton në Nju Jork. Më shumë se 1.500 njerëz humbën jetën.