Shenjat që tregojnë se jeni një person me inteligjencë të lartë emocionale

Termi “Inteligjencë emocionale”, përdoret shpesh në Psikologji dhe përcakton aftësinë e individit për të kuptuar emocionet, ndjenjat e tij dhe të të tjerëve. Ndërsa mendohej se personat me koeficient të lartë inteligjence (IQ) janë më të suksesshëm, studimet tregojnë se ata me inteligjencë të lartë emocionale janë ata që kryesojnë.

Mund të lexoni shprehjet e fytyrës

Të arrish të kuptosh përmes shprehjeve të fytyrës se çfarë po mendon një person, është një nga treguesit më të lartë të inteligjencës emocionale.

Keni një fjalor të fortë emocional

Dallimi i emocioneve me saktësi në momentin që ndodhin, është një talent i rrallë që vetëm 36 për qind e njerëzve e kanë. Të kuptosh diferencën midis të qenët pa humor, i acaruar apo në ankth është një tjetër shenjë që tregon nivelin e lartë të inteligjencës emocionale.

Jeni kuriozë rreth të tjerëve

Të qenët natyrshëm kuriozë rreth njerëzve të tjerë, sjelljes dhe historive të tyre, është tregues i një inteligjence të lartë emocionale dhe të duash të kuptosh mënyrën si emocionet e tyre funksionojnë, është një mënyrë e të kultivuarit të empatisë.

Ju e dini çfarë ju mërzit

Njerëzit emocionalisht inteligjentë e dinë çfarë i mërzit, ndaj natyrshëm ata kërkojnë rreth mjedisit, kujtimeve apo gjithçka rreth tyre për të zbuluar pse ndihen ashtu dhe si mund ta përmirësojnë këtë.

Jeni një gjykues i mirë i karakterit

Të qenët i aftë për të identifikuar emocionet, nevojat dhe qëllimet e të tjerëve, mund t’ju ndihmojë për të përcaktuar karakterin e një personi, se kush është ai nën sipërfaqe.

Tentoni të mos mbani mëri

Të mbani mëri do të thotë të mbani brenda vetes shumë energji negative, një gjë që nje person me inteligjencë të lartë emocionale e di mirë. Të qenët empatik nënkupton se është më e lehtë ta falësh dikë dhe të kuptosh motivet që fshihen pas veprimeve të tyre, duke ditur që kushdo bën gabime.

Jeni një lider fantastik

Qoftë në punë apo në situata sociale, një person me inteligjencë të lartë emocionale, është edhe një lider i mirë. Kjo lidhet me aftësinë për të ndarë gjëra, identifikimin e emocioneve të të tjerëve dhe kontrollin e emocioneve të tyre.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment