Serbia i dorëzon Francës kërkesën për ekstradimin e Haradinajt. Reagon BE

Ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar Francws kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Mediat serbe raportojnë se kërkesa për ekstradimin e Haradinjat është dorëzuar sot tek autoritetet franceze nga Ministria e Drejtësisë.

Bashkë me kërkesën për ekstradim, është dërguar edhe dokumentacioni në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendos nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Me këtë vendim pritet përshpejtimi i procedurës në rastin Haradinaj, ndërkohë që ai ndodhet në paraburgim, pasi gjykata kërkoi fakte shtesë nga Serbia.

BE

Po sot reagoi dhe Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherinit. Zëdhënësja theksoi se palët duhet t’i përmbahen një klime normalizimi, ndërsa policitë e dy shteteve duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

“Perspektiva evropiane për rajonin, sipas nesh, është e vetmja mënyrë për të ecur para. Në këtë kontekst, ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen një klime që nxit normalizimin e sigurisë”, ka thënë Kocijançiç.

Ajo më pas ka shtuar se “rritja e bashkëpunimit policor dhe gjyqësor në mes të Serbisë dhe Kosovës tashmë është arritur, dhe në këtë kontekst kjo duhet të vazhdohet tutje.”

Kocijançiç ka kujtuar se deri më tani ka pasur marrëveshje dhe çështja e ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës duhet të zgjidhet mbi këtë kornizë.

Arrestimi

Haradinaj pak ditë më parë u arrestua në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vititn 2004. Ai vazhdon të mbahet në paraburgim në Francë, ndërsa Beogradi pritet të paraqesë provat dhe kërkesën e tyre për ekstradim.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Comments

  1. is
    11/01/2017 09:22 at 09:22

    E perkthen dot kush se cfare ka thene kjo Kocijancic?

Leave a comment