Sara Hoxha  përballë motrës së saj, Lorit dhe moderatores Luana Vjollca, është vënë para dy alternativave. 

Të pijë alkool, ose të tregojë se kur do të martohet me Ledion Liçon.

Sara ka zgjedhur të tregojë vetëm vitin se kur do të martohet, pa dhënë detaje të tepërta për dasmën me moderatorin Ledion Liçon, me të cilin ka edhe një djalë, Londonin.

Ajo çfarë tashmë është e sigurt, është se vitin e ardhshëm do të kemi dasmën Sara-Ledion, por do të na duhet të presim për të mësuar datën e saktë.

Sara dhe Ledioni prej kohësh po shijojnë një lidhje të ëmbël romantike.

Çifti u takuan në produksionin e Top Medias ku prej vitesh  Ledioni po punon dhe ka qenë prej fytyrave kryesore të ekranit televiziv.