Rusia: Nuk kemi asnjë material seksual kundër Donald Trump

Kremlini ka deklaruar se nuk ka materiale seksuale kundër Donald Trump.

“Rusia nuk grumbullon materiale kompromentuese për askënd. As për Donald Trump, as për rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Në këtë mënyrë, Kremlini zyrtar iu përgjigj pretendimit të disa mediave ndërkombëtare se Moska zotëron informacione kompromentuese me të cilat shantazhon Presidentin e zgjedhur.

“Kremlini nuk zotëron materiale kompromentuese të Donald Trump. Ky raportim është fals dhe nuk përputhet me realitetin dhe është hiç më shumë se një trillim. Është një bllof total, një fabrikim absolut dhe i pakuptimtë”, tha Peskov.

Sipas raportimeve të mediave në SHBA dhe Britani, Rusia zotëron pamje me pullë të kuqe, ku Donald Trump është protagonist në “akte seksuale perverse” me prostituta.

Raportohet se materialet janë të siguruara nga një ish-agjent britanik dhe janë regjistruar në dhomën e një hoteli në Moskë.

Të gjitha këto raportime u hodhën poshtë më parë edhe nga vetë Presidenti i zgjedhur amerikan.

“Këto janë lajme të rreme dhe një gjueti politike shtrigash!”, tha ai.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment