Gazetarja Saranda Hoda është rikthyer sot në emisionin “Rudina”, nga ku rrëfeu gjendjen shëndetësore dhe përfshirjen në politikë. Hoda tha se një nga arsyet se përse i është futur politikës është për t’i kthyer të gjithëve të mirat që kanë bërë për të.

Gjatë këtyre muajve gjendja ime është në përmirësim, jam nën kujdesin e mjekëve. Kisha disa ndërhyrje dhe në dhjetor do të bëhet ndërhyrja e madhe, ky është suksesi im. Kam patur mbështetjen e familjes, të afërmve dhe dashamirësve. Vendimi për të hyrë në politikë erdhi papritur. Arsyeja e parë se përse u përfshiva në politikë është se unë vij nga një familje ku respekti për presidentin historik Ibrahim Rrugova ka qenë i patjetërsueshëm. Arsyeja e dytë është për t’i kthyer në të mira, të gjithë ata që kanë kontribuar për mua kur isha sëmurë. Unë kam sfiduar vdekjen dhe do ta sfidoj edhe këtë rrugë të vështirë të politikës”, tha Hoda. /tvklan.al/