Mbreti i kokainës fiton lirinë nëpërmjet tunelit

Nga Roberto Saviano

Arratisja e mahnitshme dhe spektakolare e “El Chapo”-s, bosit të bosëve meksikanë, sipas Shteteve të Bashkuara “krimineli më i rrezikshëm në botë”.
mbreti i kokaines

Çdo gjë që lidhet me El Chapo-n është spektakolare. El Chapo, apo “xhuxhi”, i quajtur kështu prej vogëlsisë trupore, emri i vërtetë i të cilit është Joaquin Archvaldo Guzman Loera, është kapo i Kartelit të Sinaloas, grupit kriminal meksikan që ka revolucionarizuar botën e kokainës. Dhe vazhdon të mbetet kapo, edhe pse vitin e fundit e kaloi pas hekurave.
Spektakolare ka qenë karriera e tij kriminale, spektakolar ka qenë arrestimi i tij natën mes 21 dhe 22 shkurtit të vitit 2014, dhe po ashtu edhe arratisja e tij më 11 korrik 2015.
Kapjen e tij, Meksika e ndoqi me një vëmendje të atillë sa dukej sikur ishte një finale e Kupës së Botës, dhe superiore në krahasim me fushatat zgjedhore presidenciale. El Chapo ndodhej në hotelin Miramar, në qendër të Mazatlan, në Shtetin e Sinaloas. Për arrestimin e tij shërbeu një përpjekje e përbashkët e marinës ushtarake meksikane dhe forcave amerikane DEA, dy helikopterë dhe 6 njësi tokësore të artilerisë e prapëseprapë nuk pati asnjë të shtënë të vetme, sepse u duk sikur El Chapo e kishte vendosur të arrestohej.

Ai rrallë largohej nga qendra e “perandorisë” së tij, nga shteti i Sinaloas, që i dha madhështinë dhe i ofroi gjithnjë mbrojtje. Kapja e El Chapo-s ishte gjithçka, përveçse fryt i punës së forcave të inteligjencës. Më tepër dukej si një dorëzim.
Vendi i arrestimit, jo në malet e Sierras, por në një rezidencë në Mazatlan, një port turistik, jo larg vështrimit të subjekteve të veçanta. El Chapo ishte mbreti, dhe mbretëronte i pashqetësuar, dhe i mbrojtur.

Edhe arratisja e 11 korrikut, mendohet të jetë punë e të afërmve të tij. Motivi besohet të jetë i njëjti: frika nga një ekstradim i mundshëm në Shtetet e Bashkuara, nga ku mbajtja e rolit kryesor do të ishte i vështirë, për të mos thënë i pamundur. Edhe këtë herë, arratisja, që u bë nëpërmjet një tuneli nëntokësor, ishte i denjë për skenar filmash aksion. El Chapo dhe njerëzit e tij, janë magjistarë në projektimin dhe ndërtimin e tuneleve të nëndheshme. Një javë para se të arrestohej në shkurt të vitit 2013, autoritetet meksikane gjetën një sërë tunelesh nëntokësore që lidhnin banesat e tij. Kështu arti përmes të cilit transportonte drogën në SHBA, i shërbeu në jetë edhe për t’u fshehur e natyrisht e për t’u arratisur.
Arratisja e 11 korrikut ishte e pabesueshme dhe duket sikur po tregojnë komplotin e një filmi. Por kjo nuk ndodhi në film, ndodhi nga mbreti i drogës botërore, kapo i Kartelit të Sinaloas, që menaxhon ¼ e drogës që hyn në SHBA, të përcaktuar si krimineli më i rrezikshëm në botë nga amerikanët.
Altipiano, 100 kilometra nga Meksiko Siti, është një burg i sigurisë maksimale i ndërtuar për të pritur kriminelët më të rrezikshëm, ata të cilët nuk duhet të shpëtojnë kurrë nga atje.
Por El Chapo ia arriti nëpërmjet një tuneli pothuajse 1 km të gjatë, i ndërtuar me shumë mundësi falë pjesëmarrjes bashkëpunëtore të disa rojeve të burgut. Shkoi për të bërë një dush dhe nuk u kthye më kurrë. Nga dushet, ku zhduk është e mundur të ketë telekamera sigurie, u fut në një vrimë të gërmuar me diametër 50 cm dhe me thellësi disa dhjetëra metra.

Nga aty do të ketë kaluar në një tunel të dytë ku marrin pjesë edh mjeshtrat e tjerë: bashkëpunëtoret e Guzman ishin të aftë të ndërtonin një tunel 1 km e gjysmë, të lartë afro 170 cm e të gjerë 70 cm, të ndriçuar e të ventiluar e ku ndodhej edhe një motoçikletë.

El Chapo e përdori atë për t’u larguar sa më shpejt të ishte e mundur. Ishin pak metra që e ndanin nga liria e tij, nga perandoria dhe froni të cilin e kishte lënë me pushime.
Na mbetet neve keqardhja që nuk kemi treguar një nga karrierat më të mahnitshme kriminale. Nuk mbetet asgjë tjetër për të thënë përveçse: Mbreti u kthye!
*L’Espresso

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment