
Rita Ora shkëlqeu në tapetin e kuq të Londrës, gjatë “Fashion Awards” që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Royal Albert Hall.
Këngëtarja 27-vjeçare kishte veshur një fustan të ngushtë, duke treguar format e përkryera.
Edhe pse është dimër, Rita u duk e nxirë nga pushimet në vendet e ngrohta.