Ardian Tana kryetar i Shoqates CameriaPartia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar dje lidhur me vizitën në Tiranë të ministrit të Arsimit të Greqisë i cili ra dakord me ministren shqiptare për ngritjen e një komisioni ekspertësh për rishikimin e historisë. Përballë kësaj kërkese të qeverisë greke, PDIU dhe Shoqata “Çamëria” i bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit të kërkojë publikisht përfshirjen e historisë dhe gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë në tekstet shkollore greke, si një e vërtetë historike e pamohueshme. Po ashtu, PDIU i kërkon Ministrisë së Arsimit që të kërkojë publikisht nga pala greke mësimin në shqip të të gjithë emigrantëve, arvanitasve dhe çamëve të padëbuar, në zbatim të parimit të reciprocitetit. Ardian Tana, ish zëvendësministër i Arsimit, dhe kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ tha se ky është i vetmi qëndrimi dinjitoz dhe evropian që çdo shqiptar pret nga përfaqësuesit e vetë politikë. “Dalja e tij përpara përfaqësuesve mediatik shqiptar si një polic që flakëron kamxhikun me karotën e integrimit evropian, përbën fyerjen më të rëndë ndaj vlerave të familjes së madhe ku Greqia bën pjesë dhe Shqipëria aspiron. Përpara se t’i tregojë vendit tonë si duhet të mësojë pakicën greke në Shqipëri, ministri grek le të shohë se në ç’gjuhë dhe me çfarë tekstesh mësojnë pakicat shqiptare në Greqi: nga arbërorët e Atikës, Eubesë, Viotisë dhe Peloponezit deri te vëllezërit tanë të Çamërisë. PDIU dhe Shoqata “Çamëria” i bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit të kërkojë publikisht përfshirjen e historisë dhe gjenocidit të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë në tekstet shkollore greke, si një e vërtetë historike e pamohueshme,” tha dje Tana. Po ashtu, PDIU i kërkon Ministrisë së Arsimit që të kërkojë publikisht nga pala greke mësimin në shqip të të gjithë emigrantëve, arvanitasve dhe çamëve të padëbuar, në zbatim të parimit të reciprocitetit, bazuar në po ato argumente që ministri grek na rrëfeu ditën e mërkurë në Tiranë.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment