FOTO MAGJIKE/ Shqipëria e jashtëzakonshme e vitit 1848 në penelin e Edward Lear

Në mes të shtatorit të vitit 1848, i nisur në një udhëtim të paplanifikuar, por i pajisur më së miri me lapsa, bojëra e penela, piktori dhe poeti anglez, Edward Lear, u fut në tokat e trevës më të egër të Perandorisë Osmane.

Duke hedhur në letër skica të shpejta prej tij kemi të trashëguara pamje jo vetëm krejt të panjohura, por edhe të pabesueshme të shqiptarëve dhe të trojeve të tyre.

Janë imazhe me një vlerë të papërsëritshme historike, por edhe një punë voluminoze që askush nuk e kishte marrë dhe që nuk do ta merrte më përsipër.

Albanologu Robert Elsie, ka botuar online koleksionin e imazheve shqiptare të piktorit Edward Lear.

Ja çfarë shkruan Robert Elsie në blogun e tij për Edward Lear:

p2ahnvq4“Poeti, piktori dhe udhëtari britanik, Edward Lear (1812-1888), lindi në Highgate (Londër), i njëzeti në një familje me 21 fëmijë. Që në moshë të vogël ishte shumë i dhënë pas pikturës dhe u pagua nga Konti i Derby-t për të pikturuar peizazhe në Mesdhe.

Në vjeshtën e vitit 1848 përfundoi rastësisht në Shqipëri, pasi në Greqi kishte rënë kolera. Ambasadori britanik në Stamboll arriti t’i rregullojë dokumentet e kërkuara për të udhëtuar përmes asaj që në atë kohë konsiderohej si zona më e rrezikshme e Perandorisë Osmane.

Pasi u nis nga Selaniku, arriti në Manastir më 20 shtator 1848, i shoqëruar nga përkthyesi dhe i dashuri i tij tekanjoz, Jorgo Kokali (Giorgio Cocali, 1817-1883).

Që andej ata vazhduan në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe më 2 tetor mbërritën në Shkodër. Pas disa ditësh në Shkodër, u kthyen dhe vazhduan drejt jugut në Berat (14-18 tetor), Ardenicë, Apoloni, Vlorë, në bregun e Himarës (21 30 tetor), Tepelenë, Gjirokastër dhe në Janinë (5 nëntor).

Përshkrimet e këtyre udhëtimeve të mahnitshme por shumë të lodhshme u botuan në Journals of a Landscape Painter in Albania &c (Ditarët e një piktori peizazhesh në Shqipëri), Londër 1851, ribotuar si Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans, Londër 2008, shqip Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008.

2861

Shumë nga skicat që bëri gjatë  udhëtimeve të tij u përpunuan më vonë si akuarele dhe piktura në vaj dhe përbëjnë një dokumentim  të pakrahasueshëm pamor të Shqipërisë në mesin e shekullit XIX.

Edward Lear vdiq në San Remo të  Italisë, ku u varros bashkë me shokun e tij suliot, Jorgo Kokali”

Shtepi ne Gjirokaster

Shtepi ne Gjirokaster

Shtepi ne Gjirokaster

Shtepi ne Gjirokaster

 

Lumi i Lanes dhe Ura e Tabakeve

Lumi i Lanes dhe Ura e Tabakeve

 

Xhamia Sulejman Pasha ne Tirane

Xhamia Sulejman Pasha ne Tirane

 

Manastir

Manastir

 

Ohri

Ohri

 

Xhamia Ali Pasha, Oher

Xhamia Ali Pasha, Oher

 

Lumi Shumbiin, Elbasan

Lumi Shumbiin, Elbasan

 

Pamje e malit te Tomorrit nga Krraba

Pamje e malit te Tomorrit nga Krraba

 

Pamje nga fortesa e Krujes

Pamje nga fortesa e Krujes

 

Kruja

Kruja

 

Shqiptare duke pire duhan prane lumit Drin

Shqiptare duke pire duhan prane lumit Drin

 

Shkodra

Shkodra

 

screenshot_1

Calliope Bonatti, vajza e dytë e zëvendëskonsullit britanik në Shkodër duke pozuar me veshje kombëtare shqiptare, 6 tetor 1848

Calliope Bonatti, vajza e dytë e zëvendëskonsullit britanik në Shkodër duke pozuar me veshje kombëtare shqiptare, 6 tetor 1848

 

Durres

Durres

 

Pamje e mureve te Durresit

Pamje e mureve te Durresit

 

Berat

Berat

 

Gorica, Berat

Gorica, Berat

 

Kostumet kombetare, Berat

Kostumet kombetare, Berat

 

Pamje me ngjyra e Beratit

Pamje me ngjyra e Beratit

 

Apollonia

Apollonia

 

Vlora

Vlora

 

Gjiri i Vlores

Gjiri i Vlores

 

Tragjas, Vlore

Tragjas, Vlore

 

Dukati, Vlore

Dukati, Vlore

 

Kostumet kombetare, Dukat

Kostumet kombetare, Dukat

 

Perendim dielli ne gjirin e Himares

Perendim dielli ne gjirin e Himares

 

Himara

Himara

 

Palasa

Palasa

 

Pelikanem Zvernec

Pelikanem Zvernec

 

Lumi Vjosa

Lumi Vjosa

 

Fortesa e Telelenes

Fortesa e Telelenes

 

Gjirokastra

Gjirokastra

 

Kalaja e Gjirokastrës

Kalaja e Gjirokastrës

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment