Bazuar në një nga kryeveprat e letërsisë turke të romancierit Halit Ziya Uşaklıgil. Nënë e bijë rivale në dashuri. Seriali ngre pyetjen nëse mund ti komandojmë ndjenjat.

AK-I-MEMNU-50.-BLM-(189)

‘Dashuri e Ndaluar’ është telenovela më e re që do të shfaqet në ekranin shqiptar. Një fenomen televiziv në të gjitha vendet ku po shfaqet me shifra rekord audience! Nis të hënën në orën 20:05 në Tv Klan, dhe do të jetë surpriza e radhës për të gjithë fansat e serialeve turke, pas ‘Kuzey&Guney’. Një serial fitues i dhjetëra çmimeve për regjinë, aktorët, muzikën, skenarin dhe kostumografinë më të mirë. Nga producentët dhe kompania prodhuese e ‘Ezel’ dhe ‘Kuzey&Guney’, vjen një tjetër sukses ndërkombetar! Nga romancieri i famshem Halit Ziya Uşaklıgil, një nga kryeveprat e letërsisë turke “Dashuri e Ndaluar”! Me idhullin e miliona teleshikuesve në mbarë botën Kivanc Tatlitug si dhe me aktorët më të mirë turq (nga serialet Ezel, ‘Kuzey Kuney’, ‘Shekulli i mrekullueshëm)! Një histori dashurie plot pasion dhe sekrete.

Pas vdekjes së gruas së tij 11 vjet më parë, Adnani, i izoluar nga jeta sociale jeton në vilën e tij luksoze nga më të famshmet në Stamboll, së bashku me 2 fëmijët e tij, me babysitterin dhe Behlulin, një të afërm të tij, që e konsideron si nipin e vet. Pas takimit me vajzën e Firdevs, Bihter shumë vite më vonë, Adnan fillon të ndjejë për të, duke hequr dorë nga vetmia. Firdevs është një grua e pa ngopur dhe egoiste. Ajo është në konkurrencë me vajzat e saj. Edhe vdekja e papritur e burrit të saj nuk mund ta bëjë atë të qëndrojë larg nga jeta shoqërore dhe mondane. Bihter fajëson nënën e saj për vdekjen e babait të saj dhe marrëdhënia mes tyre nuk është kurrë e qetë. Ndjenja e të qenit e vetmuar dhe e trishtuar, e bashkon atë me Adnanin. Ajo ndjehet e sigurt në krahët e tij, por a është kjo dashuri?! Firdevs nga ana tjetër mendon se Adnani është kandidati më i mirë për tu rimartuar. Por martesa me Bihter, i vë nënë e bijë në një betejë që do të vazhdojë për vite me radhë. Bihter ndeshet me pasionin e Adnanit, ndërsa ajo ishte në kërkim për besim, qetësi dhe lumturi. Dashuria për Behlulin do të shkatërrojë jetën e të gjithëve! Një femër e martuar, e gjen veten në një dashuri të ndaluar! A mund të komandohen ndjenjat?!

Personazhet kryesorë

AK-I-MEMNU-68-BLM-(4)

Aktorja Beren Saat në rolin e Bihter: Ajo është një vajzë e re shumë e bukur, që akuzon të ëmën për vdekjen e babait të saj. Marrëdhënia mes tyre ftohet edhe më shumë kur në jetën e tyre hyn i njëti burrë. Adnan Ziyagil, një pasanik i ve edhe pse në të njëjtën moshë me nënën e Bihter, zgjedh të martohet me vajzën e saj. Vajza pranon, duke kërkuar tek Adnan atë siguri dhe ngrohtësi që nuk e kishte gjetur askund. Por pasi martohe me Adnan, ajo dashurohet marrëzisht me nipin e tij Belul-in, dhe kjo dashuri e ndaluar do ta çojë atë drejt vetëvrasjes.

Kivanc Tatlitug në rolin e Behlul: Ai është një mashkull i bukur, i rrethuar përherë nga femrat. Behlul, i afërm i Adnan-it, është rritur me të qysh fëmijë, pas vdekjes së përindërve. Adnan e konsideron atë si nipin e tij, pjesë të familjes. Ai dashurohet pas Bihter-it sapo e sheh atë për herë të parë. Megjithë dashurinë e tij të madhe ai nuk tregohet aq i zoti sa ta mbrojë dashurinë e tyre të ndaluar.

Selcuk Yontem në rolin e Adnan Ziyagil: një burrë i ve, mjaft i pasur, i cili bie në dashuri me një vajzë të re, Bihter. Ai ka dy fëmijë Nihal dhe Bulent.

Nebahat Cehre në rolin e Firdevs Yoreglu: Është nëna e dy vajzave Bihter dhe Peyker. Burri i saj vdiq nga një atak në

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

Comments

  1. grthjyuokil
    29/03/2014 15:17 at 15:17

    shuma i bukur

  2. fitim
    28/01/2014 21:18 at 21:18

    hi

  3. klea
    07/01/2014 18:56 at 18:56

    o xot

  4. sade ibrhaimi
    20/12/2013 23:00 at 23:00

    ju dua shume

  5. valentina gashi
    20/12/2013 22:57 at 22:57

    ej shom te mir jeni

Leave a comment