Nga qyteza me një banor të vetëm, tek ajo ku ndalohet të vdesësh e deri tek qyteza ku banorët banojnë një pallat të vetëm
Qyteza është një rajon tokësor i cili është më i madh se një fshat dhe më i vogël se një qytet. Ajo ka drejtuesit saj, emrin dhe kufijtë, të mbushura më sheshe dhe njerëz të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen. Megjithatë, disa qyteza janë tepër të veçantë duke përfshirë këtu ato të cilat janë projektuar të jenë identike me qyteza të tjera, dhe ato që janë ndërtuar por kurrë nuk janë banuar nga njerëzit. Disa qyteza kanë vetëm një banor, ndërkohë që në qyteza të tjera të gjithë banorët jetojnë nën një çati.

 

The Villages, Florida

The Villages, Florida“The Villages” është një qytezë në Florida e cila është ndërtuar për pensionistët. Ajo mbulon një sipërfaqe më të madhe se Manhattan dhe ka mbi 100.000 banorë, shumica e të cilëve lëvizin me karroca golfi. Në fakt, ajo mban rekordin botëror të Ginesit për paradën më të gjatë në botë më karroca golfi, me rreth 3321 të tilla. Qyteza (ku fëmijët janë të ndaluar) është cilësuar gjithashtu edhe si shtëpia e kundërshtimeve dhe skandaleve. Të moshuarit janë parë duke kryer marrëdhënie seksuale në karrocat e golfit, gjithashtu dhuna kundër grave është në shifra të larta. Ekziston gjithashtu një treg i zi ku mund të blihen Viagra, e cila kushton 12 dollarë pilula. Jo për çudi, qyteza e cila ka raportin 10 me 1, pra 10 femra për një mashkull, ka hasur një rritje masive të Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme (SST). Në vitin 2006, një gjinekologe ka pranuar se në këtë qytezë ka hasur më tepër raste të herpesit dhe virusit Papilloma sesa në Majemi. Gjithashtu banorët janë të njohur edhe për drejtimin e karrocave nën varësinë e alkoolit dhe drogave të ndryshme dhe zënkave të tyre në bare.

 

Busingen am Hochrhein, Zvicër

Busingen am Hochrhein, ZvicërBusingen am Hochrhein është një qytezë gjermane në Zvicër. Kjo qytezë ndahet me Gjermaninë nga një rrip toke rreth 700m i gjerë. Duke konsideruar vendndodhjen e tij të pazakontë, Busingen am Hochrhein është më tepër një qytezë e Zvicrës sesa e Gjermanisë. Kjo qytezë përfiton një shërbim publik nga të dyja vendet. Ka një kod postar zviceran (8238 Busingen) dhe një kod postar gjerman (78266 Busingen). Ajo gjithashtu ka edhe dy prefikse: +49 7734 (për Gjermaninë) dhe +41 52 (për Zvicrën). Në raste emergjente, mund të thirret edhe policia gjermane edhe ajo zvicerane, kjo e fundit zakonisht është më e gatshme. Çdokush që jeton në Busingen lejohet të ketë një pronë të tijën në Zvicër edhe pse nuk ka nënshtetësi zvicerane. Dhe, nëse një qytetar gjerman jeton në Busingen për më tepër se 10 vite, ai ose ajo përfitojnë një status të veçantë, njësoj si të jete qytetar zviceran. Skuadra e futbollit të Busingen-it (FC Busingen) gjithashtu luan në ligën e futbollit zviceran. Por qyteza nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në shek. 14, ajo udhëhiqej nga Austria. Pasi Lordi i Busingen-it u vra nga disa përfaqësues të një qyteti afër Zvicrës, Austria u betua se nuk do t’ia jepte kurrë qytezën Zvicrës. Më pas ata ia dorëzuan qytezën Gjermanisë. Në vitin 1919, 96 % e banorëve votuan për të lënë Gjermaninë për t’iu bashkuar Zvicrës, por kjo e fundit nuk iu ofroi asgjë në këmbim, kështu qeveria gjermane nxorri një ligj i cili nuk i lejonte ata të largoheshin.

 

Whittier, Alaskë

Whittier, AlaskëPothuajse 200 banorët e qytezës Whittier në Alaskë jetojnë brenda një ndërtese 14-katëshe e cila quhet Begich. Pjesa tjetër jeton në makinat e tyre, varka, apo në ambiente të këtij lloji. Ndërtesa “Begich Towers” u ndërtua në vitin 1956. Më parë, kjo ndërtesë ka shërbyer si barake për ushtrinë, por sot, është shndërruar në një qytezë me stacion policie, zyra postare, dyqane, kishë, dyqane video me qera, qendër estetike, të gjitha brenda kësaj ndërtese. E vetmja mënyrë për të hyrë në këtë ndërtesë është nga deti ose një tunel i cili i hap portat vetëm dy herë në një orë duke lejuar makinat të hyjnë e të dalin nga ndërtesa. Tuneli mbyllet gjatë natës e hapet mëngjesin tjetër. Para vitit 2001 tuneli nuk pranonte makinat dhe kështu banorët të cilët dëshironin të shkonin në qendër e cila ishte rreth 100 km ishin të detyruar të hipnin në tren.

 

Colma, Kaliforni
Colma, KaliforniQyteza e Colma-s në Kaliforni ka më tepër banorë të vdekur sesa të gjallë. Me 1,500 banorë të gjallë dhe më shumë se 1,5 milionë të vdekur. Historia nis që prej Gold Rush e vitit 1849, një lëvizje që rezultoi me qindra emigrantë drejt San Françiskos. Ata sollën sëmundje, dhe si pasojë, vdekje. Që në vitin 1880, 26 varreza ishin thuajse të mbushura, dhe pas këtyre viteve, pronarët e varrezave ndërtuan në Colman e jugut, varreza të tjera sepse ishin lehtësisht të arritshme. Në mars të vitit 1900, qeveria e San Françiskos ndaloi varrime të reja në qytet. Ata deklaruan se kjo ishte e nevojshme pasi toka ishte shume e vlefshme. Më vonë në Janar të 1914, varrmihësve iu dha urdhër për të lëvizur të gjithë trupat e pajetë nga varrezat e San Françiscos pasi pretendohej se kishin përhapur sëmundje. Por pronarët e varreve besonin se gjithçka kishte të bënte me rritjen e kostos së pasurisë së patundshme. Si pasojë trupat u varrosën në Colma. Sot, mbi 73% e qytezës së Colma-s është ë destinuar për të qenë një varrezë masive.

 

Monowi, Nebraska

Monowi, NebraskaMonowi është një qytezë e ndërtuar nga emigrantët çekë ne Nebraskën verilindore dhe ka vetëm një banor: 77-vjeçaren Elisie Eller. Monowi është juridiksioni më i vogël në Shtetet e Bashkuara. Elsie shkon vetëm në tavernë dhe në librarinë, të cilën e kishte në pronësi bashkëshorti i saj i ndjerë, Rudy. Ajo shërben për vendin e saj si kryetare e bashkisë dhe nëpunëse e thesarit. Ajo gjithashtu drejton këshillin. Në vitin 1930, qyteza kishte rreth 150 banorë, por në vitin 2000 mbetën vetëm dy: Elsie dhe bashkëshorti i saj, i cili vdiq në vitin 2004 duke e lënë Elsie-n banoren e vetme të qytezës. Çdo vit, ajo paguan taksa për të mirëmbajtur katër rrugët e saj dhe për të siguruar pajisje të tjera themelore. Banesat e pabanuara janë mbuluar nga bari, ndërsa të tjerat janë shkatërruar.

 

Ordos, Kinë
Ordos, KinëQyteza e Ordos, Mongoli, Kinë, është emëruar si qyteti më i madh fantazëm në Kinë. Ky qytet u ndërtua për të strehuar më shume se dy milion banorë, por vetëm 2% e tyre u strehuan në të. Pjesa e pabanuar u la të kalbet. Historia e qytezës e ka fillin më shumë se 20 vite më parë në periudhën e qymyrit mongolez. Investitorët filluan të ndërtonin me shpejtësi apartamente më shpresën për t’i dhënë me qera. Megjithatë, kërkesat nuk e plotësuan ritmin e investitorëve dhe kjo i detyroi ata të hiqnin dorë apo të falimentonin, sot rrugët janë të mbushura me ndërtesa të pambaruara. Edhe ato të përfunduarat nuk janë të mbushura për shkak çmimit të tyre të lartë. Si pasojë shumë banorë u larguan. Në vetëm 5 vite, çmimi për metër katror u ul nga 1,100 dollarë në 470 dollarë. Për të inkurajuar njerëzit te vinin në qytet ndërtuesit ulën çmimet. Të diplomuarit e rinj të cilët banojnë në këtë qytet iu ofrohet një zyrë pune,internet dhe përfitime të tjera falas.

 

Longyearbyen, Norvegji
Longyearbyen, NorvegjiLongyearbyen është qyteti më verior në botë. Ai përmban kishën më veriore, muze, zyrë postare, aeroport, universitet. Në këtë qytezë, të vdesësh është e ndaluar. Çdokush i cili është sëmurë apo duke vdekur, dërgohet ne një pjesë tjetër të Norvegjisë para së të ndërrojë jetë. Dhe nëse dikush vdes rastësisht, nuk varroset. Vdekja në këtë qytezë është e ndaluar pasi trupi nuk dekompozohet për shkak të temperaturave të ulta. Shkencëtarët analizuan indin e një personi i cili kishte vdekur vite më parë e ishte varrosur aty dhe vunë re se përmbante një virus i cili shkaktoi epidemi në vitin 1917. Përveç se nuk iu lejohet të vdesin, qytetarëve nuk iu lejohet as gjuetia e cila cënon rreth 3,000 arinj polarë që jetojnë aty. Macet jane gjithashtu të ndaluara pasi cenojnë popullatën e shpendëve.

 

Qendra Asimetrike e Luftimit, Virxhinia
Qendra Asimetrike e Luftimit, VirxhiniaAsymmetric Warfare Training Center (AWTC) në Virxhinia është një qytet i pabanuar e i ndërtuar nga ushtria e SHBA për të trajnuar ushtarët e saj. Qyteti përmban një shkollë, kishë, xhami, stacion treni, dhe një ambasadë 5-katëshe e cila është ndërtesa më e lartë në qarkun ku ajo ndodhet. Ajo gjithashtu ka një stacion gazi, fushë futbolli, banka, metro dhe urë. Shkolla është e ndërtuar për të dublikuar shkollat në Irak dhe Afganistan, dhe metroja ngjan me atë të Uashington DC. Trenat kanë logo të njëjte me ata të Uashingtonit. Ka kushtuar rreth 90 milion dollar dhe drejtohet nga grupi “Warfare”. Një qytet i ngjashëm me ë quhet Yodaville dhe është i ndërtuar në mes të shkretëtirës së Arizonës nga Forcat Ajrore të SHBA. Këto qytete janë ndërtuar më pamjen e Irakut dhe Afganistanit për të mësuar pilotët e Air Force.

 

Marloth Park, Afrika e Jugut

Marloth Park, Afrika e JugutMarloth Park është pranë Parkut Kombëtar Kruger, i cili është i mbushur me kafshë të egra, duke përfshirë luanë, hipopotamë, dhe krokodilë. Çfarë e bën qytetin unik është se, pavarësisht rreziqeve të këtyre kafshëve të egra, banorët nuk janë të lejuar për të ndërtuar gardhe përreth shtëpive të tyre. I vetmi gardh që ndan banorët e qytetit nga parku është vend i vogël 1,2 metra që është ndërtuar më shumë për të mbajtur njerëzit jashtë parkut se sa për të mbajtur kafshët brenda. Nuk është e pazakontë të shikosh kafshë të egra të shëtisin nëpër qytet. Babuinët janë të njohur për të hyrë në shtëpi përmes dritareve e për të vjedhur nga frigoriferët. Gjirafat dhe elefantët janë të njohur për të bllokuar rrugën. Sulmet e luanëve mbi njerëz nuk janë të rralla. Shumica mendojnë se luanët shërbejnë si një formë e kontrollit të krimit për qytetin. Çiklistët janë shpesh viktima të sulmeve. Shumica e banorëve të qytetit janë të bardhë dhe kanë makina, ndërsa ata që udhëtojnë më biçikleta janë njerëz kryesisht me ngjyrë. Njerëzit e qytetit i kanë quajtur njerëzit me biçikleta si “ushqim në rrota”.

 

Hallstat, Kinë
Hallstat, KinëHallstat është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s. Hallstat është një qytezë e ndërtuar në provincën Guangdong të Kinës. Qyteti, i cili ka kushtuar rreth 940,000,000 dollarë përfshin kullën e kishës dhe shtëpi prej druri. Ndërtimi i qytetit u sponsorizua nga një milioner kinez, dhe kjo shkaktoi mjaft trazira në mesin e banorëve të Hallstat, të cilët nuk ishin në dijeni të projektit. Pse? Sepse ky qytet ishte kopjim i qytetit Hallstat në Austri. Banorët e Hallstat të Austrisë (duke përfshirë kryetarin) vizituan qytetin binjak. Ata thanë se ishin krenarë se qyteti i tyre është kopjuar. Kompania që ndërtoi qytetin, kishte dërguar disa prej punëtorëve të saj në Hallstat të Austrisë, nga ku morën fotografitë e vendeve të cilat i kopjuan.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment