Tirana Observer
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence

Kreu / Aktualitet

Reforma në Arsim: Universitetet, do ndalohet dypunësimi i pedagogëve

Reforma në Arsim: Universitetet, do ndalohet dypunësimi i pedagogëve
Redaksia Online
01/05/2014 23:33

Drafti i reformës të arsimit të lartë propozon ndryshime edhe sa i përket kritereve të pranimit

Lindita Nikolla arsim

Projektligji i ri i arsimit të lartë e ndalon dy punësimin e pedagogëve në universitete. Në draft sqarohet se arsyeja e këtij propozimi lidhet me faktin se punësimi i profesorëve në të njëjtën kohë në disa universitete, ka sjellë përkeqësim të jetës akademike, të mësimdhënies por edhe të punës kërkimore-shkencore në institucionet e arsimit të lartë. Ky propozim i cili citohet në një nga pikat e raportit të parë që i paraprin ligjit të ri të arsimit të lartë, është cilësuar pozitiv edhe nga drejtuesit e fakulteteve pjesë e Universitetit të Tiranës.

Dypunësimi

“Pedagogu duke përjashtuar dy punësimin do të jetë më i angazhuar në institucion pasi fakti që ligji më parë e lejonte dy punësimin e pedagogëve pra të jepte mësim këtu, por edhe të shkonte në një institucion tjetër, kjo bënte që shpesh herë të mos angazhohej sa duhet në institucionin publik dhe të angazhohej më shumë në një institucion privat. Do të kemi një mbledhje më të mirë të stafit dhe një përkushtim siç duhet të stafit akademik”, tha Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Ndryshimet

Reforma ne arsimNë raportin e parë të draftit për arsimin e lartë janë parashikuar edhe pika të tjera për sa i përket mënyrës së financimit të institucioneve të arsimit të lartë por, edhe shtrëngimit të kritereve të pranimit të të rinjve në universitete. Sipas përfaqësuesve të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë, sot pranimi në universitet karakterizohet nga politika pjesërisht të kontrolluara në sistemin publik, pothuajse pa kritere e kontrolle në sektorin privat, madje edhe për fushat e veçanta të rregulluara dhe sipas niveleve të cikleve të studimit. Kurrikulat janë të pa harmonizuara në nivel kombëtar për të njëjtat programe sipas emërtimit, llojit dhe niveleve, apo titujve të studimit.

Sistemi part time

Po ashtu ata vërejnë se zgjerimi i sistemit me kohë të pjesshme, pa kriter e pa politika, e ka kthyer atë në sistem kryesor arsimimi (nga dytësor në vitet e mëparshme) dhe kundër qëllimit për të cilin ekziston, si mundësi alternative për ata që janë në marrëdhënie pune. Me gjithë politikat masiviste (në praktikë) për kualifikimin e stafeve akademike, dhe që lënë hapësira interpretuese, ato çuan në një rritje të pakuptimtë të shkallës së kualifikimit të stafit akademik. “Qëllimi kryesor i kësaj reforme është sesi të arrijmë të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies dhe cilësinë e Arsimit të Lartë, programeve dhe strukturës organizative. Ne duam një arsim të lartë që jo vetëm të shkojë krah për krah me zhvillimin e vendit dhe t’i përqaset tregut të punës, por edhe një arsim të lartë që t’i paraprijë zhvillimit të vendit”, thonë përfaqësues të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë.

Aktualitet, Kryesore, Sociale
arsim, Lidita Nikolla, profesore, Reforma ne arsim, universitet
Te ngjashme
Bukëpjekësit e akademisë
Bukëpjekësit e akademisë
Kjo është arkitektura e shtetit shqiptar
Kjo është arkitektura e shtetit shqiptar
Emigrantët po sjellin sërish para tek të afërmit në Shqipëri
Emigrantët po sjellin sërish para tek të afërmit në Shqipëri
Pasuri me burim të dyshimtë kriminal, policia sekuestron vila, automjete dhe biznese
Pasuri me burim të dyshimtë kriminal, policia sekuestron vila, automjete dhe biznese

Lër një koment Anullo

Emaili juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Ekonomi

  • Shqipëria prezanton projektin e vet për gazsjellësin adriatiko-jonian 12/09/2017 13:10
  • Emigrantët po sjellin sërish para tek të afërmit në Shqipëri 12/09/2017 10:26
  • Kompania kanadeze e arit pezullon investimin prej miliarda dollarësh në Greqi 11/09/2017 17:22

Bota & Rajoni

  • Tsipras: Vitin e ardhshëm do t’i kemi punët më mirë
  • 11 shtatori/ Trump: Amerika nuk do të frikësohet kurrë nga terrorizmi
  • Uraganë, lëkundje, ISIS, Kim Jong-un: Kjo është epoka e ankthit

Opinione

  • T’iu rrojnë Bes Kallakët, se Hajria iku!
  • Mero Baze: Gramoz Ruçi ka 88 vota në Kuvend, 10 janë nga LSI
  • Nga Armir SHKURTI / Kush e zgjodhi Gramozin dhe a po nis Basha revoltën popullore?

Sport

  • Al-Khelaifi zbulon planin e PSG për të pushtuar botën me dyshen Neymar-Mbappe
  • Allegri: Champions nuk është objektiv, por një ëndërr
  • Barcelona, Valverde: Synoj hakmarrjen ndaj Juventus!
September 2017
M T W T F S S
« Aug    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
  • Rreth nesh
© Copyright 2017, Tirana Observer. All Rights Reserved.
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence