
Tottenham ka fituar me përmbysje, 2-1 në fushën e Borussia Dortmund, duke siguruar vendin e parë në Grupin H të Champions League, pa pasur nevojë për 90 minutat e fundit.
Borussia e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang, por sapo nisi pjesa e dytë londinezët barazuan me anë të Harry Kane. Ky ishte goli i gjashtë për Kane në këtë edicion të Champions League. Heung-Min Son realizoi golin e fitores për miqtë.
Real Madrid, që fitoi 6-0 në Qipro ndaj APOEL Nikosia do të kualifikohet si vendi i dytë.
Real Madrid shkatërroi APOEL me rezultatin 6-0. Me katër golat e shënuar që në pjesën e parë, Real bëri diçka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Champions, rezultatin 0-4 në 45 minutat e para. Benzema dhe Ronaldo shënuan nga dy gola, ndërsa Nacho dhe Modric firmosën golat e tjerë.