Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se do të shkojë në zgjedhje pavarësisht qëndrimit që do të mbajë Partia Demokratike, por ka bërë thirrje që socialistët të marrin sa më shumë vota në 18 qershor.

Burime brenda mbledhjes mësojnë se Rama i është drejtuar të tijëve me fjalët: “Me dhe pa Saliun, do të shkojmë në zgjedhje”.

Qëndrimin e kryetarit e përforcoi edhe ministrja Ermonela Felaj, e cila duke sfiduar çadrën e Lulzim Bashës, iu përgjigj interesimit të mediave: “Patjetër, do hyjmë në zgjedhje pa ata”.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment