Rama: Mikja e shqiptarëve nuk ia doli, me Trump do të forcohen marrëdhëniet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar fitoren e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara.

Duke uruar Trump për fitoren, Rama tha se mikja e shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk ia doli dot të bëhet Presidentja e parë grua.

Megjithatë, Rama theksoi marrëdhënia strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, do të vijojë të forcohet edhe me Donald Trumpin si President.

Reagimi i plotë i Ramës

Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.

Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepeste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment